Pasi që pas dy ditësh debat, pardje qeveria greke sërish fitoi besim nga Kuvendi i Greqisë, seanca e radhës për Qeverisë e Aleksis Cipras është ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës, ndërsa votimi mund të ndodhë edhe gjatë javës së ardhshme, njoftoi korrespondentja e MIA-s, nga Athina.

Marrëveshja e Prespës, së pari do duhet të kalojë nëpër komisionet kompetente në Kuvend, pastaj do të miratohet në seancë plenare, dhe më pas do të votohet. Se a do të miratohet në një apo më shumë komisione, a do të ketë një, dy apo më shumë seanca, do të vendosë kryetari i Kuvendit, së bashku me nënkryetarët e tij, në mbledhje për të cilën MIA jozyrtarisht njofton se planifikohet për të hënën.

Athina zyrtarisht në periudhën e kaluar fliste për shumicë të dyfishtë në Kuvend dhe për besimin dhe për marrëveshjen.

Ratifikimi në mënyrë ligjore mund të kalojë edhe më pak se 151 vota, është e nevojshme të ketë shumicë nga deputetët e pranishëm në votim, megjithatë qëllimi i Qeverisë greke është Marrëveshja e Prespës të votohet me shumicë absolute.

Kryetari i Kuvendit të Greqisë para dy ditësh theksoi se “marrëveshja duhet të votohet nga 151 deputetë që të ketë fuqi të plotë, si në brendësinë e vendit, ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare”.

Duke i marrë parasysh pozitat e shprehura publikisht të deputetëve të Greqisë, MIA analizon se si në atë moment do të qëndrojë ndarja e forcave në lidhje me Marrëveshjen e Prespës.

Partia qeveritare SIRIZA ka 145 deputetë dhe të gjithë e përkrahin Marrëveshjen e Prespës, që do të thotë se qeverisë i mungojnë edhe gjashtë vota pozitive.

Nga gjashtë deputetë që votuan për besimin e qeverisë, është e sigurt se për Marrëvreshjen e Prespës, nëse nuk ndodhë ndonjë befasi, do të votojnë katër: zëvendësministrja për Mbrojtje Civile, Katerina Papakosta, ministrja e Turizmit Elena Kundura, deputeti i Grekëve të Pavarur, Tanasis Paparistopullos si dhe ish-anëtari i Rekës, ndërsa tani deputeti i pavarur, Spiros Danellis.

Me këtë numri arrin në 149 deputetë.

Mbetet enigmë se si do të jetë qëndrimi i partisë Reka. Derisa Danellis ishte pjesë  e grupit parlamentar, ishte e sigurt se më së paku katër do ta përkrahin marrëveshjen me Maqedoninë, megjithatë pas largimit të tij nga partia, ekzistojnë spekulime të ndryshme.

Lëvizja Reka në mbledhjen e djeshme në këshillin politik vendosi të mbetet në opozitë, por paralelisht nuk e ndryshon qëndrimin e Kongresit se problemi me emrin duhet të zgjidhet dhe Greqia duhet të jetë prodagonist në hapjen e rrugës evropiane për vendin fqinj.

Nëse lideri i partisë dhe dy bashkëpartiakët e tij mbesin në qëndrimin fillestar dhe e përkrahin marrëveshjen, atëherë qeveria do të ketë 153 vota pozitive.