Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth pjesëmarrjes së tij në Forumin ekonomik Global në Davos dhe takimet me bashkatdhetarë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Për bashkatdhetarët që vijnë këtë verë në pushime Kurti bëri të ditur se sërish nuk do të kenë nevojë të paguajnë në kufi pasi shpenzimet e policave do t’i heq Qeveria e Kosovës.
“Edhe sivjet nuk do të ketë nevojë për ato pagesa në kufi meqenëse derisa të bëhemi anëtarë të kartonit të gjelbër, Kosova I mbulon shpenzimet E di që bazuar në të dhënat shpenzimet e bashkatdhetarëve tanë kanë qenë afër 10 milionë euro ndrsa dëmet nuk kanë qenë as 6 milionë euro. Jemi të interesuar që vitet në vijim të organizojmë pritje për bashkatdhetarët në kuptimin e një turizmi kulturor e historik dhe I cili ia bashkangjet një program të gjerë për të gjitha gjeneratat. Lidhja e fuqishme me mërgatën tonë të jetë e institucionalizusr edhe më shumë. Asnjëherë nuk i harrojmë bashkatdhetarët dhe gjithmonë janë e do të jenë pjesë e kombit tonë. Dëshirojmë që ata të vijnë në investime në Kosovë dhe të kontribojnë përmes përfitimeve” tha Kurti për albinfo.ch.
Comments are closed for this post.