Maqedonia mori qeveri për vazhdim të krimit, korrupsionit dhe agonisë. Maqedoni fitoi qeveri e cila prapa vetes , deri më tani la pothuajse 3 miliardë euro borxh të ri, bankë të dështuar, aferën më të madhe zhvatëse në Evropën moderne, 40.000 të papunë të rinj dhe mbi gjitha këto edhe njëherë fitoi kryeministër të shfuqizuar.
Zoran Zaev shpenzoi 3 vite të jetës së qytetarëve, dhe dëshiron të shpenzojë po aq. Zaevi nuk merakoset për popullin, Zaevi merakoset për përfitimin.
Mijëra vetë çdo ditë përballen me varfëri, përderisa qeveria i shpenzon paratë e tyre në tenderë, të cilët janë pompuar dhe përmes të cilëve familja në pushtet e zbrazë buxhetin.
Përderisa shteti është në krizë, agjencia e Strumicës për siguri pompon para përmes furnitorit universal të energjisë elektrike, ndërsa ndërmarrje të tjera të Strumicës, të afërta me Zaevin tërhoqën 20 milionë euro nga banka e dështuar Eurostandard, të cilat e shkaktuan rënien e saj dhe ngujuan mijëra qytetarë mu në mes të pandemisë nëpër sportele dhe pa para.
Maqedonia fitoi qeveri përfituese, me top shop kryeministër, i cili kujdeset vetëm për përfitimin e tij personal.
Maqedonia me Zaevin u ngrit në listën e vendeve me shkallë të lartë të korrupsionit në të gjitha matjet botërore si të Ekonomist dhe Transparensi. Ndërsa në të njejtën kohë shënoi rënie në listën e Duing biznis, sepse në vend të ndihmës për biznesin, Zaev ra në shkatërrimin e ti, përmes zhvatjes që një periudhë më të gjatë është zhvilluar në shtet, nga e cila paratë, siç tha personi i cili e mbante çantën me milionat e zhvatur përfunduan tek ai personalisht.
Kryeministër dhe Qeveri të cilët na sollën në këtë gjendje si shtet, nuk mund të nxirren nga kaosi, krimi dhe korrupsioni, sepse ata janë shkaku.
Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikim
Comments are closed for this post.