Blerim Reka do të ketë numrin 1 në fletvotim në zgjedhjet presidenciale, Gordana Siljanovska numrin 2, ndërsa Stevo Pendarovski numrin tre, shkruan Zhurnal.

Kjo është radhitja në listën e kandidatëve në zgjedhjet vijuese presidenciale. Shorti u mbajt sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Letrat paloheshin dhe vendoseshin në kuti. Fletat i kanë tërhequr përfaqësues të kandidatëve sipas alfabetit.

Ndërkohë të henën do të tërhiqet shorti për kandidatët për kryetarë komunash.