Nga Kryqi i Kuq deklarojnë se do të shpërndajnë ndihmë financiare prej 30.000 denarëve familjeve të viktimave nga aksidenti tragjik në rrugën Shkup-Tetovë.

“Në këto momente të vështira të humbjes të më të afërmve, në shenjë të solidaritetit dhe gjestit human, familjarëve të viktimave Kryqi i Kuq i Maqedonisë do t’u shpërndajë ndihmë financiare prej 30.000 denarëve për çdo familje”, thonë nga Kryqi i Kuq dhe njëkohësisht u shprehin ngushëllime familjarëve të viktimave.

Në aksidentin tragjikë në rrugën Shkup-Tetovë jetën e kanë humbur 14 persona, ndërsa dhjetëra tjerë të lënduar.