Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë me ftesë të homologut Afrim Gashi.
Spiropali u prit sot në Shkup me ceremoni zyrtare nga kryeparlamentari Gashi.
Gjatë vizitës, Spiropali do të takohet edhe me personalitete të tjera të larta në Maqedoninë si kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickovski, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, Talat Xhaferi,si dhe me kryetarin e LSDM, Venko Felipçe.
Më pas Spiropali do të zhvillojë një vizitë në shtëpinë e Nënë Terezës, si dhe në Muzeun e Kongresit te Manastirit.
Comments are closed for this post.