Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ai do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, dëshirë e shprehur nga ai përpara se të ndërronte jetë.

Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00, teksa paraprakisht do të zhvillohet mesha e përshpirtjes që do të drejtohet nga Bartolemeu, i pari i ortodoksëve në botë.

Pjesë e ceremonisë pritet të jenë figura të larta të politikës shqiptare. Në ceremoni nuk do të mungojë as kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kabineti i tij prej pesë ministrash.

Për të ndëruar për herë të fundit Janullatos, pritet të marrë pjesë një delegacion përfaqësues nga Vatikani, që do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë, i Bullgarisë, i Rumanisë, Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali.

Gjatë ceremonisë mortore pritet që të mbahen fjalime nga të pranishmit, përfshirë Ramën dhe homologun e tij grek Mitsotakis.