Kryetari i Qeverisë të Republikës të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, me rastin e festës Uji i bekuar do të marrë pjesë në hedhjen solemne të kryqit në lumin e Koçanit.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri Spasovski në Koçan do të shoqërohet nga ministri Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski dhe deputeti Sashko Kostov.

Me rastin e festës fetare Uji i bekuar, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministrja e Financave, Nina Angelovska dhe zëvendësministri i Kulturës Vlladimir Lazovski do të marrin pjesë në hedhjen solemne të kryqit në lumin Vardar në Shkup, te Ura e Gurit, vendi i quajtur “Sloboda”.