Të paktën tetë nga 33 personat që humbën jetën të dielën janë fëmijë, e në mesin e tyre edhe 12 gra.
Ndërkaq akte si këto nuk do të ndalen siç paralajmëron kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.
Pas një vizite që i bëri ministrisë së mbrojtjes, në ditën e fundit të javës ky gjeti kohë të falënderojë edhe liderët botëror që po ia mbajnë krahun në këtë konflikt.
“Ne do të vazhdojmë të veprojmë kësisoj për aq gjatë sa duhet që ju qytetarë të Izraelit të keni paqe dhe siguri. Dhe dua të them diçka… ata po flasin për një lloj presioni ndërkombëtar… gjithnjë ka presion. Por hë për hë ne kemi mbështetje të lartë. Pikë së pari përkrahje nga Shtetet e Bashkuara. E falënderoj presidentin Biden dhe të gjitha vendet tjera që madje po e valëvisin flamurin e Izraelit në qeveritë e tyre”, – tha ndër të tjera shefi i qeverisë izraelite.
Deri tani në rripin e Gazës besohet të kenë vdekur mbi 188 njerëz, 55 nga ta fëmijë. Ndërkohë që të mitur janë vrarë edhe në Izrael.
Comments are closed for this post.