Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka sjellë vendim për uljen e çmimeve të derivateve të naftës, për mesatarisht 0.69 përqind.

Sipas vendimit të KRRE, çmimi i Eurosuper BS-98 do të jetë 59.00 denarë për litër, i Eurosuper BS-95 do të jetë 57.00 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli do të kushtojë 49.00 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë, do të mbetet i njëjtë dhe do të jetë 37.50 denarë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme.