Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (11/12-gusht) për të mosmbajtje të maskave mbrojtëse, në gjithsej për 95 persona (TE-62 dhe GV-33) janë përgaditur urdhër pagesa kundërvajtëse, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës qeveritar. Gjatë kësaj periudhe, për 29 persona (TE-6 dhe GV-23) janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetërorë Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle mbi 587 persona (TE-243 dhe GV-344) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve.
……
Më 11.08.2020 në orën 23.20 në Stacionin Policor-Tetovë, personi A.A. (39) nga fshati Gradec, ka raportuar se personi F.D. (32) nga fshati Sellcë i cili është pronar i një objekti hotelerik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, rreth orës 23:00, për shkak të keqkuptimеve paraprake, ka tentuar që ta sulmonte atë me një mjet të mprehtë.
Pas pranimit të denoncimit, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë, menjëherë e kanë privuar nga liria personin F.D. i cili është mbajt në Stacionin Policor në Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme, e cila do të pasohet nga një parashtresë adekuate.
……
Më 11.08.2020 në ora 15.10 në Njësinë Policore-Galatë, personi J.T. (47) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 13.30 në një rrugë anësore në fshatin Vrapçisht, ka qenë i sulmuar fizikisht nga personi N.R. nga i njëjti fshati për shkak të një borxhit të pa pastruar mes tyre.
Janë marrë të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, me ç’rast do të pasoj edhe parashtresë adekuate.
Comments are closed for this post.