Mossuksesi i partisë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të korrikut në Bullgari, “Ka një popull të tillë” (KNJPT) për të siguruar shumicë për zgjedhjen e kabinetit të ri dhe mundësinë e mbajtjes zgjedhjet e treta parlamentare këtë vit në Shkup vlerësohen si lajme dekurajuese në lidhje me mundësinë e zhbllokimit të rrugës së integrimit evropian të vendit.
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dje vlerësoi se lajmet nga Bullgaria nuk janë inkurajuese, vazhdojmë me komunikim në nivel të MPJ-së, por padyshim se nevojitet formimi i qeverisë politike për tejkalimin e dallimeve dhe zhbllokimit të eurointegrimeve.
“Fatkeqësisht nuk janë inkurajuese lajmet të cilat vijnë nga Bullgaria në pjesën e formimit të institucioneve, sepse siç theksoj shpesh padyshim kjo u tregua si faktor i rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e dallimeve të cilat janë arsye për këtë bllokadë joparimore të perspektivës sonë evropiane. Ne ishim në pritje se ky tentim i dytë do të ketë institucione që të mundemi në këtë pjesë politike të komunikojmë dhe të gjejmë zgjidhje”, deklaroi Osmani.
Ai megjithatë pavarësisht nga ai komunikim midis të dyja MPJ-ve vazhduan edhe në periudhën e kaluar, kishte komunikim të drejtpërdrejtë të ekspertëve nga të dyja ministritë të cilat biseduan lidhur me çështjet të cilat ishin të hapura në takimin e fundit në Sofje dhe të prezantuar si mundësi për përcaktim të udhërrëfyesit për tejkalimin e dallimeve.
Ai konfirmoi se ne jemi të gatshëm të vazhdojmë me bisedimet, vazhdojmë me reformat brenda në pjesën e integrimit evropian dhe jemi në pritje të parashikueshmërisë në Bullgari që të munden të vazhdojnë bisedimet politike.
Osmani e theksoi Samitin e ardhshëm të BE-së më 6 tetor në kuadër të presidencës sllovene, si një ndër mundësitë e jashtëzakonshme të kurorëzohet suksesi dhe të jepet mesazh serioz ndaj Ballkanit Perëndimor se këtë herë perspektiva kthehet në rrugën e vet, megjithatë shton, ndërkaq jemi në pritje të asaj që po ndodh në Bullgari.
“Unë gjithë kohën isha në qëndrimin se qeveria politike është e nevojshme që të merret vendim për fillimin e negociatave për të njëjtën tashmë është marrë vendim. Është marrë në mars të vitit 2020 me pëlqimin edhe të Republikës së Bullgarisë. Konferenca e parë ndërqeveritare duhej të jetë vetë përmbushje teknike të një vendimi politik dhe nga këtu shpresova se mundet edhe qeveria teknike ta marrë atë vendim gjegjësisht qeveria zyrtare. Megjithatë padyshim kjo u tregua se e pamundur se megjithatë gjendja në Bullgari është deri në atë shkallë që vendimi nuk mund të merret pa u formuar institucionet”, theksoi Osmani.
Ashtu që, sigurisht që këto lajme të cilat vijnë prej atje nuk janë inkurajuese lidhur me çështjen, ndërkaq ne vazhdojmë, do të vazhdojmë të komunikojmë siç komunikuam ditëve paraprake në nivel të ekspertëve me MPJ-në dhe me qeverinë teknike atje duke bindur se nuk duhet rajoni dhe perspektiva evropiane e rajonit të jetë peng i dinamikave të brendshme politike të çdo vendi anëtar.
Në ndërkohë sot në Sofje pritet që Asambleja kombëtare të deklarohet për Projekt-vendimin për tërheqhen e propozimit të partisë fituese “Ka një popull të tillë” për përbërjen e qeverisë së re, pasi ajo nuk arriti të sigurojë vota të mjaftueshme për zgjedhjen e saj.
Bojko Borisov në konferencë në selinë e partisë deklaroi se nëse partia e tij ka mundësi për të formuar qeveri, ajo do ta propozojë Daniel Mitov për kryeministër.
“Euronjuz” dje në një koment për gjendjet në Bullgaria vlerësoi se vendi gjithnjë e më shumë është afër zgjedhjeve të treta parlamentare për këtë vit.
Nëse ky skenar konfirmohet, këto do të jenë zgjedhjet e treta këtë vit në këtë vend, me muaj të futur në krizë politike pa precedent nga fundi i regjimit komunist.
Comments are closed for this post.