Krisma dhe alarme kanë zgjuar ushtarët në kazermën e Shkupit në ora 2 e 53 mbrëmë pas mesnate.
Sipas informacioneve zyrtare, ushtari që ka qenë duke bë roje, duke vepruar në bazë të rregullave dhe procedurave, ka penguar tentim për hyrje të dhunshme në rrethin e kazermës “Goce Dellçev” në Shkup.
Ushtari disa herë në mënyrë verbale e ka paralajmëruar personin, por pasi ai nuk ka respektuar paralajmëimet ka shtënë dy herë në ajër.
Personi në fjalë edhe më tej ka refuzuar paralajmërimet me ç’rast me një plumb është qëlluar në thembrën e këmbës së djathtë. Atij i është afruar ndihmë mjekësore dhe është dërguar në spital.