Jeremy Meeks njihet si krimineli më i bukur në botë, kjo pasi ai u arrestua fotot e tij u shpërndanë kudo dhe pasi vuajti dënimin e tij, ai filloi karrierën si model.

Prej disa kohësh ishte duke u përfolur se ai ishte ndarë nga milionerja Chloe Green. As krimineli më i bukur dhe as Chloe nuk thanë asnjë fjalë në lidhje me zërat që po qarkullonin rreth tyre.

Ata zgjodhën t’jua mbyllin gojën të gjithëve me atë të disa fotove. Të dy janë fotografuar në Tajlandë, teksa ishin duke shijuar një udhëtim me kanoe.

Chloe Green, e cila është vajza e sipërmarrësit Topshop, Sir Phillip ka një djalë 10 muajsh që quhet Jayden me ish-të dënuarin. Siç shikohet edhe në foto ata duken mjaft të lumtur me njeri-tjetrin dhe se kriza midis tyre siç u tha mesa duke nuk ekziston fare.

E si përfundim çifti ka zgjedhur ndoshta mënyrën më të mirë për t’u dhënë fund zërave se ai ishte ndarë.