Kreatorët dhe administratori i grupit të vitit të kaluar të “Javna Sobës” sot përfunduan pas grilave. Ata u morën në pyetje në Gjykatën Penale dhe u është shqiptuar 30 ditë paraburgim, njoftuan nga Gjykata Penale.Gjykatësi i procedurës paraprake pranoi propozimin dhe mori vendime me të cilat D.K. dhe M.P u shqiptoi masën e paraburgimit për një periudhë prej 30 ditësh për shkak të ekzistencës së të gjitha bazave të LPP-së, respektivisht rrezikut të arratisjes, frikës së bazuar se do ta pengojnë hetimin duke ndikuar në dëshmitarë dhe se do ta përsërisë ose përfundojë veprën penale – njoftojnë nga Gjykata Penale.

Pas një viti, prokuroria e Shkupit parahetimin për rastin “Javna Soba” e shndërroi në hetim. Për grupin vitit të kaluar të Telegramit, i cili shpërndau video dhe foto intime, policia arrestoi administratorin dhe kreatorin e Javna Sobës. Të dy janë nga Shkupi dhe janë 21 dhe 32 vjeç.

Këta persona dyshohen për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje të pornografisë infantile”. Menjëherë pas arrestimit, u morën në bisedë informative dhe i janë dorëzuar prokurorit kompetent publik -deklaroi Toni Angelovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Prokuroria theksoi se kreatori dhe administratori me qëllim në grupin “Javna Soba” kanë lejuar që të shfaqen edhe veprime seksuale me fëmijë. Sipas Kodit Penal, për këtë vepër penale dënimi është të paktën tetë vjet burg, pasi që fotot dhe videot janë shpërndarë në komunikim masiv.

Për shkak të vëllimit të materialit të analizuar të ndarë në këtë grup, dhe me qëllim që të përcaktohet identiteti i autorëve të veprës penale dhe për të siguruar prova përkatëse në një mënyrë të ligjshme, gjatë procedurës parahetimore deri më tani ishte e nevojshme të lëshoheshin 20 urdhëresa dhe kërkesa nga MPB-ja. Pas këtyre urdhëresave dhe kërkesave, u dorëzuan njoftime dhe analiza -njoftojnë nga Prokuroria.

Nga prokuroria thonë se “Javna Soba” e këtij viti është në parahetim. Prokurorët e presin ekspertizën e celularëve të katër të arrestuarve, të cilën e paralajmëroi i parë i policisë, Oliver Spasovski.