Në nisje të vitit të ri, autoritetet shpresojnë në mposhtjen e Pandemisë. Këtë vit te ne pritet të nis vaksinimi kundër COVID-19. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se në muajin shkurt fillon vaksinimi, ndërsa se numri i dozave siguruara nuk mund të tregohet, por paralajmëron proces imunizimi në javët e ardhshme.
Na u lutën nga kompania që të mos e tregojmë numrin e dozave të vaksinave. E dimë saktë sa doza do të vijnë në muajin shkurt dhe mars dhe prill. Javën që lamë pas kishim negociata intensive përmes telefonit dhe postës elektronike me Pfizer. Ata mbajnë llogari për numrin e dozave për vendin tonë dhe gjithë rajonin. Unë vlerësoj se para nesh ndodhet një proces imunizimi – Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Bazuar në pasqyrën epidemiologjike, Filipçe konstaton se gjendja me virusin është stabile dhe se masat e zbatuara po japin efektin e pritur. Nëpër klinika dhe qendrat për trajtim ka vende të lira, ndërsa numri i rasteve aktive po shënon rënie. Shqetësues mbetet numri i viktimave, ndërsa faktori i transmetimit ka regjistruar rënie optimale. Viti 2020 u përmbyll me nën 20 mijë raste aktive, ndërsa gjatë muajit dhjetor probabiliteti i rasteve aktive në raport me numrin e testeve lëvizte nga 20-27 për qind. Deri më 30 dhjetor në Maqedoni të Veriut bilanci i të prekurve nga Kovid-19 është 83.329, mbi 61 mijë të shëruar dhe 2.503 viktima.
Comments are closed for this post.