Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski ka dërguar një video-urime qytetarëve me rastin e festave të Vitit të Ri.
“2021 po e lëmë pas vetes. Një vit i rimëkëmbjes sociale nga coronavirusi, i vaksinimit masiv, por edhe një vit i rimëkëmbjes ekonomike. Këto ditë, kur njerëzit, shtëpitë, mbushen me shpresë dhe besim, të motivuar ne hyjmë në fillime të reja, për të vazhduar të përkushtuar në realizimin e synimeve para nesh.
Viti 2022 do të jetë vit i sfidave të reja, veçanërisht në fushën e energjetikës dhe pandemisë së coronavirusit, por do të jetë edhe vit i sukseseve të reja të përbashkëta në rrafshin social, e mbi të gjitha ekonomik”, thotë Kovaçevski.
Fokusi, thekson ai, do të jetë në ekonominë dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, por edhe në përmbushjen e qëllimit strategjik – anëtarësimit në BE.
“Me fokus ekonominë, efikasitetin e institucioneve, përgjegjësinë dhe ndershmërinë për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve. Paga minimale duhet të vazhdojë të rritet dhe bashkë me të edhe paga mesatare, pensionet, do të rritet, ndërsa papunësia do të vazhdojë të bjerë. Këtë do ta arrijmë me punë të përgjegjshme dhe të përkushtuar, së bashku me ekipin tim dhe bashkë me ju, qytetarët. E ardhmja jonë e përbashkët është e ardhmja në BE dhe ne nuk do të heqim dorë nga ajo aspiratë, do të punojmë për ta përmbushur këtë qëllim strategjik”, thotë Kovaçevski.
Ai bën thirrje që viti 2022 të jetë një vit kohezioni dhe bashkimi.
Comments are closed for this post.