Kryeministri Dimitar Kovaçevski e udhëheq delegacionin qeveritar në përbërje të të cilit janë Bojan Mariçiq, zv. kryeministri i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve – anëtare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), i cili sot mbahet në Selanik, Greqi, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.
Kryeministri Kovaçevski do të mbajë fjalimin e tij në Samit, bashkë me kolegët nga Evropa Juglindore, anëtarë të procesit. Samiti me të cilin do të kryesojë Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, është paraparë të fillojë në orën 17:40. Në samit marrin pjesë kancelari gjerman Olaf Sholc, kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe përfaqësues të tjerë të lartë, që tregon rëndësinë e këtij Samiti.
Në Samit është paraparë të diskutohet edhe për Deklaratën, në fokus të së cilës është stabiliteti energjetik, siguria, ndërlidhja për zhvillim ekonomik, si dhe zbatimi i agjendës së gjelbër.
Comments are closed for this post.