Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmjën e djeshme ka biseduar me partnerët më të vegjël të koalicionit qeverisës, Lidhjen Demokratike, Ripërtritja Demokratike e Maqedonisë dhe Partia Liberalo Demokrate, ku i është kërkuar që propozimi i modifikuar francez të kalojë në seancë kuvendore, me çka është pajtuar kreu i ekzekutivit. Maja Moraqanin nga RDM për MIA deklaroi se nuk është saktësuar se kur propozim do të shkojë në Kuvend. Sipas saj në takim partitë kanë kërkuar që të gjithë dokumenete të përkthehen në gjuhën maqedonase.
Comments are closed for this post.