Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga Fatmir Bytyqi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot në Samitin e Komunitetin Politik Europian në Moldavi takuan presidentin e Ukrainës, Vlodimir Zelenski. Pas takimit, Kovaçevski tha se bashkë me Ramën ia përcollën presidentit të Ukrainës mbështetjen për mbrojtjen e popullit të guximshëm ukrainas nga agresioni brutal, i paarsyeshëm i Rusisë ndaj Ukrainës.