Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka folur para të pranishmëve në “Ballkani i Hapur” duke thënë se për Maqedoninë e Veriut kjo nismë është pozitive. Ai tha se kjo nismë ka filluar të lidh ekonominë dhe fuqinë punëtore. Hapat e ardhshëm sipas tij janë kultura dhe turizmi.
“‘Ballkani i Hapur’ tashmë ka nisur t’i jep frytet e suksesshme me vijën e gjelbër nëpër kufi, duke zvogëluar pritjen dhe duke përshpejtuar ekonominë. Këtë verë ne e vërejtëm ndikimin e kësaj shoqërie ballkanike, duke marrë ndihmë dhe duke ndihmuar shtetet mike të kësaj organizate. Ne jemi këtu për të përmirësuar konkurrencën dhe standardin e bizneseve. ‘Ballkani i Hapur’ mori mbështetjen e të gjithëve në rajon dhe partnerëve tanë. Kemi edhe lëvdata edhe kritika për këtë nismë. Ne me këtë samit sot do të ecim me hapa të mëdhenj duke njohur diplomat e tre shteteve. Gjithashtu, do të përforcojmë fuqinë punëtore mes shteteve për të penguar ikjen e të rinjëve. Botës do t’ja ofrojmë një bukuri bregdetare të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për Maqedoninë e Veriut, ‘Ballkani i Hapur’ është mundësi për zhvillim” tha mes tjerash Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë.
Përndryshe, sot në Ohër mbahet takimi i shteteve të Ballkanit, “Open Ballkan”. Në këtë takim flasin kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi do të jenë pjesmarrës si mysafir në këtë samit, të përfaqësuar nga Zoran Tegeltija dhe Dritan Abazoviq, njofton Telegrafi Maqedoni. Video me porosi do të ketë zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-ve, Gabriel Escobar. Para të pranishmëve sot flet edhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhely.
Pas fjalimeve zyrtare do të pasojn panel sesione për turizëm dhe kulturë.
Panel sesioni i parë do të jetë me temë: “Ballkani i Hapur, hap turizmin” fillon në ora 11:00. Sesionin për turizëm do ta hap zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Fatmir Bytyqi, i cili së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe ministren për Turizëm dhe Ambient Jetësorë të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furhi dhe ministren për Tregti, Turizëm dhe Telekomunikacion të Serbisë, Tatjana Matiq, do të diskutojnë për përfitimet nga iniciativa dhe masat që do të ndërmerren për zhvillimin e turizmit në nivel rajonal.
Panel sesioni i dytë me temë: “Ballkani i Hapur hap kulturë” fillon në ora 12:45. Fjalime hyrëse do të ketë zëvendëskryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq, i cili së bashku me ministren për Kulturë, Bisera Kostadinovska Stojçevska me Elva Margariti, ministren për Kulturë të Shqipërisë dhe Maja Gojoviq, zëvendëskryeministre dhe ministre për Kulturë dhe Informim të Serbisë do të diskutojnë për rendësin e kulturës në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”
Comments are closed for this post.