Tash e disa javë, QKMF-të e vendit janë të mbingarkuara me pacientët e sëmurë nga gripi sezonal.
E, nëse vazhdon ky trend përgjatë dy javëve të ardhshme, Kosova mund të hyjë në epidemi të gripit.
Sipas drejtuesit të Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, Xhevat Jakupi, gjatë muajit të fundit janë testuar rreth 600 mostra në influencë, ku afro 300 sosh kanë rezultuar me influencë A dhe subtip H3.
Jakupi theksoipër Klan Kosovën se i gjithë ky masivitet i përhapjes së gripit është indikacion i mospërfilljes së masave anti-COVID, ngase shpërndarjes së gripit nuk i duhen shumë ditë.
Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, që nga 1 tetori deri më 12 dhjetor, janë raportuar 15 mijë e 768 raste të sëmundjes së ngjashme me grip, 2 mijë e 498 të tjera me infeksion respirator akut, dhe 69 raste me infeksion të rëndë respirator akut.
Comments are closed for this post.