Nëpër rrjetet sociale qarkullon video ku dëgjohet se si një person ofendon dhe sulmon në mënyrë verbale shtetas të Kinës në Qendrën e Shkupit.

Personi në fjalë në disa raste drejtohet me sharje deri tek grupi i shtetasve kinezë dhe kërkon nga ata të largohen nga vendi për shkak se gjoja bartin virusin korona.