Kopja e parë e printuar e Kushtetutës amerikane, ashtu siç u miratua nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara në një konventë në Filadelfia në vitin 1787, do të dalë në ankand në mes të nëntorit.
Shtëpia e ankandeve Sotheby’s, e cila e njoftoi shitjen e dokumentit në 234-vjetorin e nënshkrimit të saj nga delegatët në Konventën Kushtetuese, deklaroi se vlera e saj orvatet nga 15 deri në 20 milionë dollarë.
“Është printimi zyrtar, printimi i parë i tekstit final të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, e bërë në mbrëmjen e 16 shtatorit 1787, vetëm për përdorim nga delegatët e Konventës Kontinentale dhe për Kongresin amerikan. Është një edicion shumë i vogël, nga i cili kanë mbijetuar vetëm 11 kopje. Kjo është e vetmja që nuk i përket koleksionit institucional,” – deklaroi Selby Kiffer nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s.
Për herë të fundit ajo u shit në vitin 1988 për 165 mijë dollarë, kur u ble nga Hoëard Goldman, një milioner i pasurive të patundshme në Nju Jork dhe koleksionist i dokumenteve historike dhe dorëshkrimeve.
Bashkëshortja e tij, Dorothy Tapper Goldman po e ofron atë për shitje dhe fitimet do të shkojnë për fondacionin e saj të bamirësisë.
Comments are closed for this post.