Pas një pauze të gjatë, javën e ardhshme pritet të shpallet një konkurs për punësimin e administratorëve shqiptarë, njoftojnë burime partiake nga BDI.
Konkursi që është duke u përgatitur, parasheh punësimin e gjithsej 800 administratorëve, prej të cilëve 640 shqiptarë, kurse 160 nga bashkësitë tjera etnike, njoftojnë burime nga BDI për Gazetën Lajm.
Sipas këtyre burimeve, nga gjjthsej 800 administratorë, 550 do pranohen me shkollim të lartë, kurse 250 me shkollim të mesëm.
“Sa u përket administratorëve shqiptarë, 490 do të pranohen me fakultet, kurse 150 me shkollim të mesëm”, theksojnë burime nga BDI.
“Tani e kemi më lehtë. Zevendes kryeministri i parë është nga radhët e BDI-së, Artan Grubi, ministri i financave është i yni, Fatmir Besimi. Do të ketë më shumë konkurse të këtilla për arritjen e përfaqësimit adekuat”, deklaruan ata para disa ditëve.
Comments are closed for this post.