Kongresistja myslimane e Minnesotas, Ilhan Omar, u kritikua nga presidenti amerikan Donald Trump, se ajo punon kundër interesave të Izraelit dhe të SHBA’së. Këto komente vijnë pasi ajo kërkoi hetim mbi lobin izraelit në SHBA.

Ajo iu përgjigj Trumpit pas deklaratave të tij se ajo “nuk e do Izraelin”

“Zoti im, fali njerëzit e mi sepse ata nuk e dinë”, shkroi Omar në llogarinë e saj në Twitter.

Ajo i citoi fjalët e Profetit Muhamed, të cilat janë të shkruara në Kuran.

Omar akuzohet nga presidenti Trump dhe njerëz të afërt të saj se ka fjalor anti-semitik duke kritikuar lobin izraelit në Amerikë.

Kritikat e shumta e detyruan atë që të kërkojë falje publikisht ndaj njerëzve që janë ndier të ofenduar nga deklaratat e saj.

Omar është një refugjate myslimane nga Somalia e cila arriti që të zgjidhet kongresiste nga radhët e demokratëve, duke përfaqësuar shtetin e Minnesotas.