Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka zbuluar datën e rikthimit nga dëmtimi të Paul Pogba-s.

Mesfushori francez do të jetë në dispozicion gjatë muajit dhjetor pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

26-vjeçari ka zbuluar se ai do të duhet të mbajë paterica edhe për shtatë ditë të tjera e pastaj do të fillojë një program dy-javor të rehabilitimit.

“Pogba e ka thënë edhe vetë. Nuk do të duhet edhe shumë kohë që ai t’i heqë patericat. Ai do të punojë shumë gjatë pushimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtareve dhe shpresoj se do të na kthehet në skuadër”, ka thënë Solskjaer.

Në këtë mënyrë, automatikisht Pogba do të mungojë në dy ndeshjet e nëntorit të kombëtares së Francës, që do të thotë se nuk do të jetë pjesë e skuadrës që do të vijë në Shqipëri për ndeshjen kundër kuqezinjve për eliminatoret në EURO 2020, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

Mesfushori Paul Pogba, ka qenë jashtë fushës së blertë që nga barazimi 1-1 me Arsenalin në “Old Trafford”, më 30 shtator.