Konferencë rajonale “Ndërtim i strukturave funksionale- hapësinore dhe ekonomike për integrim më të mirë të mjediseve urbane me ato rurale në Rajonin planor të Shkupit”, sot dhe nesër do të mbahet në Shkup në organizim të Qendrës për zhvillim të Rajonit planor të Shkupit.

Qëllimi i konferencës është të jepet kontribut në sferën e zhvillimit planor dhe urbanistik të Rajonit planor të Shkupit shkaku i sigurimit të kushteve për zhvillim të barabartë rajonal.

Panelistë do të jenë ekspertë nga vendi dhe jashtë të cilët do të marrin pjesë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në planifikimin e hapësirës dhe urbanizimit dhe krijimit të kushteve për mjedis human të jetesës.

Konferenca rajonale është aktivitet në kuadër të projektit “Zhvillim i qëndrueshëm, inkluziv dhe i larmishëm rajonal” i financuar nga Agjencia franceze për zhvillim dhe bashkëpunim dhe nga Ministria për Pushtet Lokal