Në suaza të nismave greke për promovim të perspektivës së BE-së në rajon, nesër në Selanik do të mbahet konferencë në nivel të lartë të quajtur “Nga Selaniku në Zagreb”, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Konferenca do të fillojë me sesion nën emrin “Avancimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor: Sfida dhe perspektiva aktuale, pas së cilës pjesëmarrësit në tubim do të kenë drekë pune me temë “Ballkani Perëndimor në Evropë: Rruga përpara”.

Përveç Dimtirovit, dhe nikoqirit, shefit të diplomacisë greke, Nikos Dedias, në Konferencë do të marrin pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ministri i Kroacisë, Gordan Gërliq- Radman, vendi i të cili është kryesues aktuale me BE-në, i Italisë, Luixhi di Majo, i Malit të Zi, Sërxhan Darmakoviq, i Serbisë, Ivica Daçiq, Sllovenisë, Miro Cerar, i Kosovës, Glauk Konjufca, ushtruesi i detyrës së MPJ-së Shqipërisë, Edi Rama, zëvendësi i MPJ-së së Bosnjë e Hercegovinës, Josip Bërekiqm, sekretarët e përgjithshëm kompetent për çështje evropiane dhe rajonale nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Julija Rapuka Matej si dhe sekretarja e përgjithshme e shërbimit evropian për aktivitete të jashtme, Hellga Shmid dhe zëvendës drejtori i përgjithshëm për zgjerim dhe politikë fqinjësore në Komisionin Evropian.

Konferencë e cila sipas burimeve diplomatike greke, së bashku me kryesimin kroat dhe në bashkëpunim me Komisionin Evropian, synon t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor të “dëgjohen” në vigjilje të Samitit të majit në Zagreb, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

Sipas burimeve të njëjta, diplomacia greke synon, përmes konferencës ta bëjë të qartë se perspektiva evropiane e këtyre vendeve është prioritet, jo vetëm për to, por edhe për shtetet tjera ballkanike të cilat tashmë janë anëtare të BE-së.

Me nismën konkrete, Greqia, sipas burimeve diplomatike, synon ta theksojë vlerën shtesë të zgjerimit të BE-së, si në sigurimin e stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit, ashtu edhe në vazhdimin konzistent dhe të pandërprerë të përpjekjeve reformuese që i bëjnë vendet e rajonit.

Paralelisht, burimet e njëjta shtojnë se duke i marrë parasysh propozimet e mëparshme të Komisionit Evropian për ndryshim të metodologjisë për zgjerim të BE-së, konferenca është mundësi e shkëlqyer për të gjitha shtetet ballkanike, pa dallim nëse janë anëtare të BE-së ose jo, të shprehen në mënyra të përbashkëta, duke e konfirmuar përpjekjen e tyre për ngritjen evropiane.

Konferenca do të fillojë sot në mëngjes në Selanik, ndërsa do të përfundojë me pres konferencën në të cilën do të flasin shefi i diplomacisë greke, ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, duke e marrë parasysh atë se vendi është kryesues me BE-në, si dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian.

Burimet diplomatike nga Athina, transmeton MEDIAL, brifojnë se në konferencën do të ketë dy sesione e para me temën “Advancing the European Integration of the Western Balkans: Current challenges and Perspectives dhe e dyta “The Western Balkans in Europe: The way ahead”, që në tërësi do të jetë drekë pune.

Për vlerën e konferencës së nesërme në Selanik dhe për atë se sa mund të kontribuojë në përshpejtimin e perspektivës evropiane të Shkupit dhe Tiranës, korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina, kërkoi përgjigje nga zëvendësministri nën kryeministrin dhe zëdhënës i qeverisë greke Stelios Pecas, në brifingun e rregullt me gazetarët, të mbajtur të mërkurën e kaluar.

“Mendoj se është edhe një forum, edhe një vegël që të mund ta zhvillojmë politikën tonë që gjithmonë e mbështet perspektiva evropiane të Ballkanit Perëndimor. Është shumë pozitive ajo që vjen në kushte kur supozohet se ana franceze, e cila kishte kundërshtime të rëndësishme në këtë temë, tani është më e hapur për kompromis. Gjithmonë jemi me dozë të rezervave, por jemi pak më shumë optimistë”, tha Pecas, siç ka njoftuar MEDIAL të mërkurën.