Plot 15 ndeshje janë zhvilluar natën e mbrëmshme në Ligën NBA. Me këto takime ka përfunduar edhe pjesa e rregullt e stinorit në ligën amerikane, ku tashmë dihen të gjitha çiftet e ‘Play-In’ dhe pjesëmarrësit në ‘Play-Off’.
Skuadra më e mirë pas pjesës së rregullt të sezonit është Boston Celtics me 64 fitore e 18 humbje dhe në raundin e parë të ‘Play-Off’-it pret kundërshtarin nga ‘Play-in’ në të cilin takohen Philadelphia 76ers – Miami dhe Chicago – Atlanta.
Fituesi i duelit të parë do të luajë kundër Neë York Knicks në ‘Play-Off’, ndërsa humbësi do të përballet me ekipin më të mirë nga dueli Chicago-Atlanta dhe fituesi i asaj ndeshje do të luajë kundër Bostonit.
Përveç çifteve ‘Play-In’, në Lindje njihen edhe dy çifte ‘Play-Off’. Milwaukee Bucks do të luajë me Indiana Pacers në çerekfinale të NBA, ndërsa Cleveland Cavaliers do të ketë avantazhin e fushës në shtëpi ndaj Orlando Magic.
Në perëndim, ekipi më i mirë është Oklahoma City Thunder, që do të luajë në ‘Play-Off’ kundër kundërshtarëve nga ‘Play-In’, ku takohen New Orleans Pelicans – LA Lakers dhe Sacramento Kings – Golden State Warriors.
Fituesi i duelit Pelicans dhe Lakers do të luajë kundër kampionëve aktualë të NBA Denver Nuggets në ‘Play-Off’, ndërsa humbësi do të përballet me skuadrën më të mirë nga ndeshja Sacramento – Golden State. Fituesi i asaj ndeshje do të luajë me Oklahoma në ‘Play-Off’.
Tashmë dihet se Minesota – Phoenix do të luajnë në raundin e parë të ‘Play-Off’ si dhe Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks.
Comments are closed for this post.