Fondi për sigurim të depozitave prej nesër duhet të fillojë me pagesën e kompensimit të vlerës së siguruar të depozituesve në Eurostandard bankën deri në vlerën e konfirmuar maksimale ligjore prej 1.850.889 denarë.
Pagesa do të bëhet përmes Komercijalna bankës, NLB Bankës, Stopanska bankës SHA Shkup dhe Halkbank.
Sipas informatave të Fondit, në Komercijalna bankën do të kompensohen depozituesit mbiemrat e të cilëve fillojnë me shkronjat A, B, V, G, dhe D, përmes NLB Bankës do të kompensohen depozituesit, mbiemrat e të cilëve fillojnë me shkronjat Gj, E, Zh, Z,X, I, J, K, L dhe Ll, depozituesve të cilëve u fillojnë mbiemrat me M, N, Nj, O, P dhe R, do t’u paguhen në ekspoziturën e SHA Stopanska Bankës -Shkup, në të gjithë territorin dhe depozituesit me shkronjat e mbiemrave prej S, T, Q, U, F, H, C, Xh dhe Sh do të paguhen në ekspoziturat e SHA “Halk bankës”.
Nga Fondi sqarojnë se depozituesit – kryerës të pavarur të veprimtarisë me punë personale të cilët në SHA Eurostandard Bankën-Shkup në falimentim ishin regjistruar si “TI (tregtarë individual) ose avokat Emri dhe Mbriemri ose kryerësi emri dhe mbiemri ose me emrin e veprimtarisë, për shembull, Mishtoret, kompensimin e tyre do ta marrin sipas shkronjës së tyre të parë të emrit. Përveç dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) duhet të dorëzohet dëshmi për regjistrim të veprimtarisë ekonomike (gjendja rrjedhëse).
Vërtetimet për pronësi të depozitave do të jepen direkt në bankat- paguese, kur depozituesi do të vjen në bankë ta realizojë të drejtën e kompensimit. Për ta realizuar të drejtën e pagesës së kompensimit, depozituesi duhet ta marrë dhe ta nënshkruajë Vërtetimin në sportel në bankën paguese ku është sistemuar për marrje të mjeteve.
Bankat – paguese do ta kryejnë pagesën e mjeteve vetëm ndaj pronarit të llogarisë/përfaqësues ligjor/ person i autorizuar i cituar në Vërtetim, me dorëzim të dokumenteve të vlefshme për identifikim.
Autorizimet të cilat depozituesit tashmë i kanë dhënë për dispozicion me mjetetet e personave të tyre të autorizuar për depozitin në SHA “Eurostandard bankën” Shkup do të vlejnë edhe gjatë pagesës së kompensimit në bankat-paguese dhe nuk ka nevojë të jepen autorizime tjera për këtë qëllim.
“Në rast të pengesës depozituesi personalisht ta realizojë të drejtën e tij të kompensimit, bankat – paguese do ta kryejnë pagesën e mjeteve edhe të këtyre personave të autorizuar në bazë të autorizimit të vërtetuar nga noteri. Në rast se pronari i depozitës është person i vdekur, trashëgimtarët e tij duhet të drejtohen te Fondi për sigurim të depozitave dhe të dorëzojnë dokumente për identifikim dhe vendim të trashëgimisë me qëllim që të realizohet pagesa e kompensimit”, sqarojnë nga Fondi.
Në rast se depozituesi ka bllokada aktive të evidentuara në Regjistrin e vetëm të llogarive të transaksionit, banka-paguese pavarësisht vlerës së kompensimit, nuk do të kryejë pagesa të gatshme të mjeteve për kompensim dhe do të hapë llogari të transaksioneve në emër të deponuesit në të cilën do të bëhet transferi i mjeteve për kompensim.
Çdo deponues do të ketë në dispozicion 36 muaj, gjegjësisht tre vjet nga dita e fillimit të pagesës, për kur do të jetë në mundësi ta realizojë të drejtën e tij të kompensimit në bankat-paguese.
Pas skadimit të kësaj periudhe kohore (tre vjet), depozituesit gjegjësisht trashëgimtarët e tyre të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre të kompensimit në bankat-paguese, pagesën e kompensimit do të mund ta realizojnë përmes Fondit për sigurim të depozitave e cila do të sigurojë kompensim pavarësisht asaj se kur deponuesi do të dorëzojë kërkesë për realizim të të drejtës së tyre të kompensimit.
Banka Popullore e mbylli Eurostandard bankën më 12 gusht të këtij viti për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale ligjore për punë. Duhet të kompensohen depozitat në vlerë prej rreth 4,4 miliard denarë.
Comments are closed for this post.