Ministria e Shëndetësisë informon se këtë mëngjes, Komisioni për Sëmundjet Infektive ka sjell propozim-vendim për hapjen e kufijve me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë pa test PCR.
“Sipas analizës, për momentin nuk ka asnjë indikacion, dmth nuk ka një numër të lartë të rasteve të importuara në vend me Covid-19 nga këto vende. Prandaj, nuk ka rrezik dhe është e sigurt hapja e kufijve.”
Në Bashkimin Evropian të gjithë kufijtë e lëvizjes janë pa test PCR.
Propozimi do t’i paraqitet Qeverisë, e cila e ka fjalën përfundimtare.
Comments are closed for this post.