Në seancën e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) u diskutuar për procesin e hapjes së kufijve, gjegjësisht për atë se çfarë propozimi të japin deri tek Qeveria, sepse kjo është një nga masat e fundit që duhet të së shpejti të shfuqizohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga KSI thonë se do të vlejnë masat e reciprocitetit me vendet.
“Një test për coronavirus nuk do të kërkohet për të hyrë në vendin tonë nga Serbia, sepse Serbia nuk kërkon nga qytetarët tanë, i njëjti do të jetë rasti edhe me Shqipërinë. Sa për vendet e tjera fqinjë, Greqia njoftoi hapjen e kufijve në 1 korrik, por ende nuk ka asnjë informacion specifik se si do të zhvillohet fluksi i udhëtarëve midis vendit tonë dhe Greqisë. Në të njëjtën kohë, kufijtë me Bullgarinë mbeten të mbyllura”, thonë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.
“Për hapjen e kufinjëve, do të flitet dhe do të vendoset gjatë ditës së sotshme (22 qershor)” foli për këtë temë Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë në konferencën për shtyp.
Në lidhje me hapjen e dy aeroporteve të vendit, gjegjësisht atij të Shkupit dhe Ohrit, nga KSI thonë se për këtë as që kanë diskutuar.
Comments are closed for this post.