Kanella dhe mjalti janë ndër ushqimet më të fuqishme, të gjithanshme dhe që bën mrekulli nga nëna natyrë, dhe kombinimi i tyre është një ilaç i shkëlqyeshëm në trajtimin e çështjeve të ndryshme shëndetësore.

Këtu janë disa nga përfitimet shëndetësore që ofron:

Ftohjet e zakonshme: Kanella dhe mjalti kanë veti të forta antioksiduese, antimikrobike dhe antibakteriale, që ndihmojnë në trajtimin e ftohjes dhe gripit.

Mjalti shtypë kollën, trajton gripin dhe forcon sistemin imunitar. Për të qetësuar simptomat e ftohjes tuaj, përgatisni një çaj me mjaltë dhe kanellë dhe pijeni gjatë gjithë ditës.

Arteriet e bllokuara: Journal of Diabetes Technology Society 2010 publikoi një studim i cili tregoi se vaji i kanellës ul trigliceridet e dëmshme në gjak me 30% dhe LDL ose kolesterolin e keq me 27%, të cilat konsiderohen se janë ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare.

Artrit: Konsumi i një gote ujë të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë të vogël pluhur kanelle trajton simptomat e artritit, dhe nëse merret çdo ditë, kuron artritin kronik.

Lehtëson alergjinë: Mjalti i papërpunuar forcon sistemin imunitar dhe qetëson simptomat e alergjive.

Infeksione të traktit urinar: Një studim i botuar në The Journal of Science Medical tregoi se kanella është bima e 4-të më e fuqishme kundër infeksioneve të traktit urinar, midis 28 ekstrakteve bimore të testuara.

Humbje peshe: Ky kombinim i mahnitshëm ndihmon në humbjen e peshës duke përshpejtuar metabolizmin, parandalimin e dëshirave ushqimore dhe stimulimin e procesit të djegies së yndyrës.