Kolona të gjata me kilometra në vendkalimin kufitar “Tabanovce” regjistrohen nga kamerat mbikëqyrëse të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Qindra automjete janë duke pritur të hyjnë në Serbinë fqinje, ndërsa shumica e tyre po drejtohen në pikat e vaksinimit në Vranje, Nish dhe Beograd.
Zyrtarët serbë të shëndetësisë thonë se ata janë gati të vaksinojnë mijëra shtetas të huaj këtë fundjavë, kryesisht nga Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, të cilët u vaksinuan në Beogradit në fund të marsit.
“Ne jemi të përgatitur mirë për këtë fundjavë. Ne presim 8,000 qytetarë nga rajoni dhe Evropa të dhtunën dhe 5,000 të dielën, dhe të gjithë ata do të rivaksinohen në Panairin e Beogradit”, tha drejtori i pikës së vaksinimit Zoran Bekic.
Sipas të dhënave jozyrtare, rreth 30 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar kohën e fundit në Serbi.
Comments are closed for this post.