Kodra e diellit mbetet një nga pikat më të preferuar turistike në Maqedoni.

Bora prej 40 centimetrave, ka tërhequr turistë nga shumë vende, sidomos adhuruesit e sporteve të bardha.

Por mospasja e vend parkingjeve ka bërë që turistët të ecin mbi 3 kilometra për të arritur deri në pistat e skijimit.

Sezoni turistik për nga numri i turistëve në Kodrën e Diellit ka filluar mbarë për nga numri i turistëve ndërsa edhe për këtë vit problem do të jenë vendparkimet, deri më tani kemi ecur rreth dy kilometra në këmbë , ndërsa për të arritur deri tek veturat e parkuara poshtë duhet edhe një kilometër ecje.

Më 15 dhjetor do të lëshohen në funksion ski-liftet, me çka pritet që numri i vizitorëve të shtohet edhe më shumë.

Disa nga vizitorët thonë ky vend mbetet pika e tyre e preferuar gjatë dimrit por kërkojnë më shumë investime.

“Nuk më pëlqen edhe aq shumë, për shkak se kemi pak vende turistike malore. Sidomos tani në kohën e Koronës kur kemi më shumë vizitor do të duhet të punohet më shumë në turizmin tonë. Duhet të punohet që objektet hotelerike të jenë më të organizuara. Duhet pistat më shumë të rregullohen edhe pse ka shumë turistë nuk ka ndonjë investim konkret në pistat e skijimit , sidomos vend parkime nuk ka aspak. Edhe pse policët e bëjnë punët e tyre, megjithatë s’ka vend të mjaftueshëm për parkim”, tha një vizitor.

“Kishte shumë kolonë edhe taksisti u habit se kishte shumë kolon më shumë se para Vitit të Ri”, u shpreh një tjetër vizitor.

“Duhet shumë, duhet një financues dhe një organizator që kjo qendër të jetë një destinacion botërorë dhe një pikë skijimit botëror, pasi që mundet dhe duhet të jetë. Le të dëgjojnë ata që janë përgjegjës dhe ata që mund të investojnë le të investojnë dhe le ta bëjnë që të dëgjohet në botë edhe për Maqedoninë përmes kësaj qendre”, potencoi një vizitor tjetër.

“Është shumë mirë edhe të gjithëve u sugjeroj që këto ditë ta shfrytëzojnë këtë borë.

TV21: Gjetet parkim ?

“Për parkimin është pak problem duhet atë ta rregullojnë.”

Pistat natyrale në Kodrën e Diellit janë ndër më të mirat në Evropë, por mungesa e investimeve për borë artificiale, bëri që skiatorët të mos e shfrytëzojnë as edhe një ditë të vetme.

Ndërsa sot për shkak mungesës së parkingjeve shumë qytetarë u kthyen mbrapsht.