Shqipëria vlerëson se kontesti maqedonas-bullgar nuk po e mban peng rrugëtimin e saj drejt BE-së. Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli gjatë vizitës zyrtare në Shkup deklaroi se rrugëtimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është i përbashkët dhe se në këtë proces nuk ka hatër mbetje. Kodheli vlerëson se reformat e realizuara në dyja shtetet janë bazë e fortë për dritë jeshile nga BE-ja.
“Nuk besoj se jemi këtu për të penalizuar njëri-tjetrin, përkundrazi jemi për t’u ndihmuar. Nuk e kam besuar atëherë që Maqedonia e Veriut do të penalizohet për shkak të Shqipërisë dhe sot nuk e besoj që ne do të penalizohemi për shkak të Maqedonisë së Veriut dhe një vendi fqinjë. Sigurisht që vijnë nga dy prapavija të ndryshme reformash dhe historike por që pucen në një pikë, që është ajo e hapjes së negociatave si dy vende fqinje brenda Ballkanit Perëndimorë”, deklaroi Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme, Shqipëri.
Comments are closed for this post.