Mëlçia e dhjamosur është një sëmundje që vret në heshtje, pasi sulmon trupin dalëngadalë dhe nuk shfaq simptoma të dallueshme. Shpeshherë edhe vetë mjekët e kanë të vështirë ta identifikojnë në stadet e saj të hershme, ndonëse dëmtimet janë në proces të vazhdueshëm. Për mëlçinë është normale të përmbajë disa yndyrna, por kur sasia e tyre përbën më shumë se 5-10% të peshës së mëlçisë, atëherë mëlçia juaj është dhjamosur. Ajo paraqitet më së shumti tek pacientët që vuajnë nga obeziteti, alkoolizmi dhe diabeti i tipit 2. Në këtë artikull ju njohim me trajtimin e vetëm 100% natyral që çhelmon mëlçinë, aktivizon metabolizmin dhe ndihmon në shfryrjen e barkut.
Çaj me fara finoku dhe çaj menteje: Farat e finokut, njohur në gjuhën shkencore si Foeniculum vulgare, janë një nga erëzat më të preferuara në kuzhinën mesdhetare. Por përveç shijes karakteristike që u japin recetave të ndryshme, ato njihen gjithashtu edhe si një aleat i SHKËLQYER për çhelmimin e mëlçisë së dhjamosur dhe sistemit tretës. Edhe pse në madhësi të vogël, këto fara janë një depozitë e vërtetë vlerash ushqyese si : fibra, përbërës me veti antiinflamatore dhe diuretike, antioksidantë, kalium, bakër, kalcium etj.
Ndërsa gjethet e mentes janë të pasura janë të pasura me vitaminat C, D, E, por edhe kalcium, fosfor dhe sasi të vogla të vitaminave të kompleksit B, të cilat forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg inflamacionin, si dhe i vijnë në ndihmë organizmit duke trajtuar një sërë problemesh.
PËRGATITJA:Vini në zjarr 500 ml ujë. Pasi të ketë vluar mirë e mirë, shtoni 1 lugë gjelle fara finoku dhe 10 gjethe mesteje, si dhe lërini të ziejnë për të paktën 15 minuta. Më pas hiqni çajin nga zjarri dhe filtrojeni. Këshillohet të pini nga dy filxhanë çaji çdo ditë përpara vakteve të drekës dhe darkës për të paktën 3 javë. Do të habiteni me rezultatin.
Comments are closed for this post.