Nëse jeni në tentativë për të mësuar diçka të re, çfarëdo qoftë ajo, një rregull i ri hedh poshtë besimet e deritanishme se duhet të përpiqeni shumë për të pasur sukses.
Rregulli që ekspertët rekomandojnë të ndiqni nëse doni të mësoni diçka më lehtë dhe shpejt quhet “rregulli 85%. Hulumtimi i Universitetit Yale tregon se kur ne e shtyjmë veten të veprojmë jashtë zonës sonë të rehatisë, neuronet që funksionojnë si qendra të të mësuarit, aktivizohen në trurin tonë.
Nga ana tjetër, një grup shkencëtarësh besojnë se kur e shtyjmë veten të japim gjithçka, kolapsi mendor dhe fizik vjen më shpejt. Pra, ku është saktësisht bilanci që sjell sukses pas zbatimit të rregullit 85%?
Përgjigja u dha pas një kërkimi të madh të kryer bashkërisht nga universitetet e Arizonës, Princeton dhe Brown. Ajo që ata studiuan ishte se sa shumë duhej ta shtynin veten për të mësuar më lehtë. Rezultatet konfirmuan një rregull të thjeshtë.
Mësimi vjen kur jeni 85% i suksesshëm në atë që po përpiqeni të arrini. Ju keni një 15% që ju lejon të dështoni dhe vepron si një kriter suksesi. Pra, nëse e shihni se nuk po ndiqni rregullin, herën tjetër që dëshironi të mësoni diçka, përpiquni t’i vendosni vetes një sfidë më të madhe.
Comments are closed for this post.