Dy rastet e para, pozitivë ndaj COVID-19 në Shqipëri u konfirmuan mesnatën e djeshme, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë jep të dhëna të reja mbi gjendjen e dy pacientëve, babë e bir.

Mësohet gjithashtu se ata kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP, transmeton Balkanweb.

Sipas MSH-së, gjendja e dy të prekurve babë e bir, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe asnjëri prej tyre nuk paraqet komplikacione. Të dy po trajtohen në spitalin infektiv. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.