Në një kohë kur e gjithë bota është e gjunjëzuar nga koronavirusi Covid-19, të trishta janë pamjet që janë rregjistruar anekënd botës këto ditë të ngrohta marsi.

Në fakt, e gjithë bota po tregohet e kujdesshme për të izoluar sa më shumë të jetë e mundur përhapjen e virusit. Një nga masat e menjëhershme nga pothuaj të gjitha vendet ishte mbyllja e kufijve ajrorë, por kjo ka bërë që sheshet më të famshme në botë të kenë një kthesë prej 360 gradësh.

Qendrat më të vizituara historike, turistike dhe mjaft vende të tjera, të cilat, në çdo ditë të vitit, janë të tejmbushura, tani janë plotësisht të shkreta.

Edhe në ato pak raste që shikon ndonjë, maska është i pari element që të bie në sy – gjë që të kujton se bota nuk është më ajo që njohim. Të paktën, pas këtyre fotove, do ta kuptoni pse.

Ja një vështrim nga vende të ndryshme të botës para dhe pas shpërthimit të Covid-19.

Ja një vështrim nga vende të ndryshme të botës para dhe pas shpërthimit të Covid-19.

“Fontana di Trevi”, Romë

Sheshi “Shën Pjetër”, Vatikan

“Times Square”, New York

Kulla Eiffel, Paris

Red Square, Moskë

“The Plaza Mayor”, Spanjë

“Taj Mahal”, Indi

Rruga e famshme “İstiklal”, Stamboll