Marka “SKIMS” e Kim Kardashian ka mahnitur me reklamat e saj së fundmi, ku vetë 43-vjeçarja është imazhi i tre kopertinave. Në foton e parë, 43-vjeçarja ka një paruke bionde dhe pizhama ngjyrë gri.
Në një foto tjetër ajo duket ‘topless’ me vetëm një palë patina akulli të varura në qafë. Në kopertinën e dytë, ylli i “The Kardashians” ka veshur një pulovër të bardhë me mëngë të shkurtra me një shall të bardhë të mbështjellë rreth qafës.
Ajo e kombinoi shallin me të brendshme të bardha dhe çizme të bardha teksa ishte ulur në një makinë garash të kuqe për fëmijë.
Në kopertinën e tretë, nëna e katër fëmijëve është e veshur me trupore të kuqe dhe çizme skish të kuqe.
Comments are closed for this post.