Ish-luftëtari i UFC-së, Khabib Nurmagomedov ka thënë se Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi për te Manchester United sepse ishte “i mërzitur”.
Legjenda e arteve të përziera marciale, Khabib ka pretenduar se e di arsyetimin pse Ronaldo i dha fund qëndrimit të tij në Itali.
Ronaldo u kishte thënë Bianconerëve për dëshirën e tij për të lënë klubin javët e fundit dhe kishte shpresë për një ofertë që do të vinte para përfundimit të afatit kalimtar të transferimeve.
Gjërat u përshpejtuan jashtëzakonisht shpejt dhe pasi u lidh shumë me një lëvizje në Manchester City, ai u kthye në United në moshën 36-vjeçare apo 12 vjet pas largimit të tij te Real Madrid.
Ronaldo shënoi 101 gola në 134 ndeshje për Juventusin, duke fituar dy tituj në Serie A.
Por sipas ish-kampionit të peshave të lehta Khabib, i cili është mik i ngushtë me Ronaldon, pesë herë fituesi i Topit të Artë u bë “i mërzitur” nga futbolli italian.
Afternoon, @Cristiano 👋#MUFC pic.twitter.com/oekPRebb4Y
— Manchester United (@ManUtd) September 7, 2021
“Nuk dua të zbuloj ndonjë mesazh personal … Ronaldo tha se ishte i mërzitur në Itali dhe donte të kthehej në Angli”, ka thënë fillimisht Khabib për Sport24.
“Unë gjithashtu nuk jam një tifoz i futbollit italian, por Ligën Premier angleze nuk do ta ndërroj. Çdo ekip atje mund të bëjë një paraqitje të mirë”.
Javën e kaluar, Khabib, i cili po përpiqet të krijojë karrierën e tij të futbollit, tha se kalimi i Ronaldos në Old Trafford nuk e befasoi atë sepse ai tashmë i kishte thënë atij se ishte i lidhur me Unitedin.
“Një muaj më parë, ai më tha se po transferohej në Manchester United. Unë prisja që kjo marrëveshje të ndodhte”.
“Mendoj se Manchester United është më i përshtatshëm për të sesa Juventus. Për mua, tranzicioni nuk ishte një surprizë”, përfundoi luftëtari nga Dagestani.
Comments are closed for this post.