Gjatë ditës së sotme, janë zhvilluar edhe ndeshjet e dyta çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe janë mësuar çiftet gjysëmfinaliste.
Finale para finales, kështu konsiderohet të jetë gjysëmfinalja e parë e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, ku PSG do të luajë kundër Manchester City.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të luhet më 27 ose 28 prill dhe zhvillohet në stadiumin “Parku i Princave”.
Në anën tjetër, Chelsea do të udhëtojë për në Madrid në ndeshjen e parë që të përballet me skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane, Real Madrid.
Blutë e Londrës dhe ‘Galaktikët’ do të luajnë ndeshjen e parë më 27 ose 28 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 4 ose 5 maj.
Comments are closed for this post.