Përdorimi i fjalëkalimeve që zbulohen lehtësisht në llogaritë e shumëfishta është një boshllëk i madh në zakonet e sigurisë së njerëzve në internet.

Anketa e Qendrës Kombëtare për Siguri Kibernetike (NCSC) zbuloi se shumë përdorues të internetit nuk i dinin mënyrat më të mira për ta mbrojtur veten nga krimi kibernetik. Rreth 42 për qind të njerëzve presin të humbasin para nga mashtrimet në internet.

Vetëm 15 për qind e 2,500 të anketuarve thanë se dinin shumë rreth asaj se si të mbrohen nga aktiviteti i dëmshëm online, ndërsa më pak se gjysma e të anketuarve thanë se nuk përdorin gjithmonë një fjalëkalim të fortë dhe të veçantë për llogarinë e tyre kryesore.

Fjalëkalimet “12345”, “123456789” dhe “qwerty” u identifikuan nga kërkuesit si më të shpeshtat në nivel global për të pasur qasje në informata të ndjeshme.

Fjala “fjalëkalim” dhe “1111111” gjithashtu përbënin pesë fjalëkalimet e para të qasura në shkeljet kibernetike globale.

“Ri-përdorimi i fjalëkalimeve është një rrezik i madh që mund të shmanget – askush nuk duhet të mbrojë të dhëna të ndjeshme me diçka që mund të supozohet, si emri i tyre i parë, ekipi lokal i futbollit ose grupi i preferuar”, tha dr.Ian Levy.

“Përdorimi i fjalëkalimeve të vështira për t’u menduar është një hap i parë i fortë dhe ne rekomandojmë kombinimin e tri fjalëve të rastit por që janë të paharrueshme. Jini kreativ dhe përdorni fjalë të paharrueshme për ju, kështu që njerëzit nuk mund ta zbulojnë fjalëkalimin tuaj”, tha ai, shkruan “Independent”.