Në rrjetet sociale po shpërndahen fotografi të dy policëve, për të cilët pretendohet se kanë qenë pjesë e turmës e cila brutalisht parmbrëmë sulmoi disa policë shqiptarë në lagjën rome Shuto Orizare, në afërsi të Shkupit, shkruan Fakte. Të punësuar në MPB të cilët i kanë njohur dhe i kanë identifikuar dy kolegët e tyre dhunues, me indinjatë shprehen ndaj dhunuesve me unigormë policie.

Nga incidenti i parmbrëmshëm, polici i ri shqiptarë, Fehim Koka (24) dhe axha i tij Bejtulla Koka ngelën me lëndime të rëndë dhe në rrezik për jetën. Sipas të dhënave zyrtare ata nuk ishin në detyre dhe ishin raportuar rrejshëm se gjoja po kidnaponin një fëmijë.