Këshilli i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut sot do të mbajë mbledhje.

Në rend dite do të jetë vetëm një pikë – gjendja me pandeminë në vend.

Përveç anëtarëve të përhershëm të Këshillit, do të merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një nga opsionet e mundshme që pritet të shqyrtohet nga Këshilli është shpallja e gjendjes së krizës në të gjithë shtetin, me qëllim që ushtria të aktivizohet në luftën ndaj COVID-19.

Gjithashtu, është e mundur të vendoset oër policore e cila do të fillonte prej orës 17:00 ose 19:00.