Grantet për sallonin e ondulimit e dërgojnë Lidija Dimovën në Prokurori. Drejtorja e shkarkuar e Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane së shpejti do të dëshmojë në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Ajo do të thirret si e dyshuar për abuzim me detyrën zyrtare, pasi që sallonit të ondulimit i la ndarë grant me para evropiane prej 270,000 euro për të mbajtur trajnime për shkrim-lexim mediatik. Deklarata e parë tashmë është dhënë nga pronari i ndërmarrjes VEZ Trejd, Zoran Zlatkovski. Në pyetje do të merren edhe ish bashkëpunëtori i huaj dhe arkëtari i Agjencisë me të cilën udhëhiqte Dimova, të cilët gjithashtu janë të dyshuar.
Prokuroria: “Si pjesë e procedurës hetimore, përveç mbledhjes dhe analizës së provave materiale, në të kaluarën njëri prej të dyshuarve dëshmoi para prokurorit publik. Të dyshuarit e tjerë, në përputhje me aktivitetet e planifikuara të prokurorit publik në fjalë, do të thirren në periudhën pas 15 janarit”
Paralelisht, analizohet se sa para janë keqpërdorur. Sipas policisë financiare, dëmi është më shumë se 400,000 euro. Dimova pohoi se nuk kishte abuzime në Agjencinë Nacionale. Nga ana tjetër, pronari i ndërmarrjes që pranoi grantet, tha se aktiviteti i ndërmarrjes VEZ Trejd ndryshon në varësi se nga vijnë paratë. Dimova u shkarkua nga Agjencia Nacionale në tetor./Alsat/
Comments are closed for this post.