Gjithsej 16.657.855.000 dollarë amerikan arrin këmbimi tregtar i vendit për periudhën janar-dhjetor 2019, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.
Vlera e eksportit është 7.187.566.000 dollarë dhe shënon rritje prej katër për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018, ndërsa vlera e mallit të importuar është 9.470.289.000 dollarë që është rritje prej 4,6 për qind.
Deficiti tregtar në periudhën janar-dhjetor të vitit 2019 është 2.282.723.000 dollarë.
Këmbimi tregtar për prodhime tregon se në eksport më e madhe është pjesëmarrja e katalizatorëve të bartësve të metaleve të çmuara ose përbërjet e tyre, setet e përçuesve për ndezje dhe ngjashëm, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë të sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe feronikeli. Në import më së shumti janë përfaqësuar lidhjet e platinës dhe platina, të papërpunuara ose në formë të pluhurit, metale tjera nga grupi i platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë të pluhurit, vajërat e naftës dhe vaji i marrë nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuara) dhe prodhimet qeramike për përdorim laboratorik, kimik dhe industrial.
Në periudhën janar-dhjetor të vitit 2019, sipas vëllimit të tërësishëm të këmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut më së shumti ka tregtuar me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Greqinë, Serbinë dhe Italinë.
Comments are closed for this post.