KE – udhëzime të përgjithshme për udhëtim me aeroplan, tren, anije dhe në komunikacionin ujor.

Udhëzime të PËRGJITHSHME:

* Udhëtarët do të inkurajohen të blejnë bileta nëpërmjet internetit, vendeve për rezervim dhe lajmërimeve (check-in).

* Pasagjerët duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse, veçanërisht kur matjet fizike të distancës nuk mund të respektohen plotësisht në çdo kohë. Maska nuk ka pse të jetë mjekësore.

* Distanca fizike duhet të sigurohet në pikat e kontrollit dhe vendet për kontroll.

* Duhet të vendosen shirita të posaçme për të ndarë pasagjerët nëpër porte, aeroporte, stacione treni, stacione autobusësh, porte tragetesh dhe ndalesa të transportit publik.

* Ulëse, tavolinat dhe gjithçka tjetër që nxitë takime duhet të hiqen ose vendosen në atë mënyrë që të sigurojnë hapësirë ​​fizike.

* Në autobusë, trena ose tragete, mund të lejohen më pak pasagjerë, ndërsa udhëtarët që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi mund të ndahen.

* Personeli i kontrollit të komunikacionit duhet të ketë pajisje të përshtatshme mbrojtëse.

* Dezinfektimi duhet të jetë i disponueshëm, ndërsa automjetet duhet të pastrohen dhe dezinfektohen rregullisht.

* Ushqimi, pijet dhe produktet e tjera nuk mund të shiten më në mjetet e transportit.

* Dyqanet pa doganë (Duty-free-shops) dhe dyqanet e tjera duhet të vëzhgojnë lëvizjen e pasagjerëve të shënuar në dysheme dhe të kufizojnë numrin e klientëve, si dhe të intensifikojnë pastrimin dhe instalimin e barrierave mbrojtëse në arkat, në mënyrë që të krijojë distancë fizike të klientëve nga shitësit.

* Aplikacionet e telefonave me masa për monitorimin dhe paralajmërimin e kontaktit me një person të infektuar mund të përdoren në baza vullnetare. Aplikacionet të tilla duhet të funksionojnë në mënyrë ndërkufitare.

Komunikacioni ajror:

Rregullatorët do të miratojnë protokolle në javët e ardhshme të cilat duhet të përfshijnë këtë:

* Ventilimi i ajrit duhet të përmirësohet, filtrimi i ajrit siç është ai në spitalet dhe rrjedha vertikale e ajrit.

*Lëvizja e aeroplanëve duhet të jetë e kufizuar, të ulet interaksioni me ekuipazhin.

*Menaxhimi i rrjedhës së pasagjerëve: arritje më herët e pasagjerëve në aeroport; përdorim i kontrollimit elektronik (check-in) ose ai proces të përfundojë në makinë; ulja e kontaktit gjatë kontrollimit të bagazhit, kontrollim i sigurisë dhe kontrollim i dokumenteve, hyrje dhe gjatë marrjes së bagazhit.

*Para-porosi të shërbimeve dhe shujtave duhet të bëhet, kur ka mundësi, në momentin e rezervimit.

Komunikacioni tokësor:

*Nivel i lartë i higjienës duhet të mbahet në terminale, vende për pushim nëpër autostrada, parkingje dhe pompa të benzinës.

*Me rrjedhën e pasagjerëve duhet të menaxhohet në stacione.

*Kur nuk mund të sigurohen nivele adekuate të shëndetit publik, duhet të merret parasysh mbyllja e stacioneve.

Autobus dhe minibusë:

* Dyert e prapme duhet të përdoren për hyrje të udhëtarëve, ndërsa ventilimi të bëhet me hapjen e dritareve në vend që të kyçet kondicioneri.

* Ulja duhet të vendoset ashtu që familjet të ulen së bashku kur është e mundur, ndërsa njerëzit që nuk udhëtojnë bashkë duhet të ulen veçmas.

*Në minibuse udhëtarët nuk duhet të ulen pranë shoferit nëse nuk është e mundur ndarja fizike.

* Nëse ka mundësi, udhëtarët duhet vetë të kujdesen për bagazhin e tyre.

Hekurudha:

*Frekuentimi dhe kapaciteti i trenave duhet të rritet.

*Ndërmarrjet hekurudhore duhet të vendosin rezervime të obligueshme për vende te trenat rajonal dhe ndërkombëtar.

*Në destinacionet e shkurtra, udhëtarët duhet të lënë vende të zbrazëta mes tyre, përveç ato të shtëpisë së njëjtë.

*Ndërmarrjet hekurudhore duhet të shfrytëzojnë sisteme për numërim të udhëtarëve, veçanërisht në trenat e periferive, për menaxhim me kapacitetin.

*Me rrjedhën e udhëtarëve në stacione duhet të menaxhohet nëse nuk mund të sigurohet nivel adekuat i shëndetit publik.

* Udhëtimi duhet të inkurajohet në momentet kur nuk është më qarkullues me vendosjen e stimujve siç janë përshtatje e çmimeve ose orar pune fleksibil që të shmangen turmat e mëdha të udhëtarëve.

*Dyert duhet të hapen në mënyrë automatike në çdo stacion ose me dorë të hapen nga shoferi.